Duke qenë se ndodhet në Durrës, Basha nuk mund të rezistonte duke i bërë një deklaratë ironizuese kryebashkiakut Dako duke i bërë thirrje qytetarëve që të zgjedhin forcën e djathtë që do ti mbështesë drejt një rruge të sigurtë ekonomie dhe jo betonin e Dakos.

“Është dita që të marrim përgjegjësitë të gjithë bashkë, demokratë dhe socialistë. Por edhe qytetarët e pavendosur. Socialistët e Durrësit, duhet ta dinë se ka vend për gjithsecilin nga ju në Republikën e Re. Investimi tek rinia e Durrësit është norma europiane për punësimin e tyre. Ne mund të mbledhim të ardhurat që kurrë më nuk do të destinohen për betonin e Gjushit. Më 25 qershor Durrësi do të çlirohet nga bandat dhe do t’i shtypim me forcën e ligjit. Asnjë hije rëndë nuk do të trembë nënat dhe baballarët tanë. Ndaj ka ardhur koha që çdo durrsak dhe çdo durrsake, duhet të votoni ditën e diel për ekonominë tuaj. Durrësi i dha tonin kësaj beteje. A jeni gati? A jemi bashkë? A jeni të vendosur? Dhe unë jam gati bashkë me Durrësin dhe Tiranën, Vlorën dhe Korçën, Fierin, Beratin dhe Shkodrën për Republikën e re. Fitore”, deklaroi Basha i sigurtë dhe për qytetet e tjera që i shikon si të fituara nga Republika e tij e Re.