kreu i PD-së Lulzim Basha ka përmbyllur protestën e opozitës duke kënduar himnin e flamurit dhe duke paralajmëruar protesta në gjithë vendin.

Para mijëra protestuesve Basha tha se Shqipëria do ketë një të ardhme dhe ky është mesazhi i popullit.

“Shqipëria do jetë e njerëzve të ndershëm të këtij vendi që duan ti japin fund padrejtësië. Duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë. Duan t’i japin fund parlamentit të krimit. Së bashku me vullnetin tuaj, me zgjedhje europiane do kemi një qeveri të popullit, për popullin dhe nga populli.
Shqipëria do ketë një të ardhme, ky është mesazhi i gjithë popullit. Bëhuni gati anembanë vendit. Zoti e bekoftë Shqipërinë fitore”, tha Basha.