Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Duke e cilësuar kreu e Qeverisë si kokën e krimit dhe drogës në vend, Basha me anë të një statusi në Facebook, thekson se Rama futi në burg njerëz që kanë bërë shkelje të vogla si për tulla të shtuara apo mospagesë fature dritash.

“Rama do te mbaje te lire bashkepunetorin e tij dhe te krimit te organizuar te kapur ne flagrance para syve te gjithe botes nga antimafia italiane ne trafik droge dhe armesh”, shkruan Basha ndër të tjera.

Statusi i Lulzim Bashës
“Ky eshte Edi Rama: Ka futur njerez per mospagese dritash ne burg ku jane vetevrare, ka futur ne burg qytetare te varfer per ca tulla mur te shtuar pa leje. Dhe do te mbaje te lire bashkepunetorin e tij dhe te krimit te organizuar te kapur ne flagrance para syve te gjithe botes nga antimafia italiane ne trafik droge dhe armesh. Ky eshte narkoshteti. Kjo duhet te marre fund”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook