Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në Tepelenë tek ish-kampi i internimit ku u njoh me kushtet e tmerrshme nga i mbijetuari i kampit famëkeq të Tepelenës, Simon Miraka.

Ai tregoi se ka hyrë 4 vjeç në kamp në vitin 1944 dhe ka dalë 9 vjeç nga kampi. Ai u shpreh se kanë vdekur mbi 1 mijë njerëz të pafajshëm në këtë kamp duke përfshirë, fëmijë, gra e burra.

“Këtu kanë qenë 5 kazerma të bëra nga italianët dhe kjo ka shërbyer si komandë e policisë. Pjesa këtu shërbente si furrë buke, bukë e zeze sterrë. Ndahej dhe bollgur me krimba. Këto shkaktuan edhe epidemi për sëmundje të ndryshme. Ishin 30 fëmijë që vdiqën nga mungesa e ushqimit dhe nga sëmundjet. Unë kam ardhur 4 vjeç dhe kam dalë 9 vjeç. Në 1944 kemi ardhur këtu. Dy fëmijë 8-9 vjeçe kaluan telat për të ngrenë disa mana të kuq përtej gardhit dhe janë lidhur dhe torturuar më pas. Në Tepelenë ishte kamp shfarosjeje. Janë mbi 1 mijë njerëz që kanë vdekur nga ky kamp, fëmijë, burra, gra. Shumë fëmijë të vdekur mbetën pa varr”- tregoi Simon Miraka.