I ftuar në emisioni “Open” me gazetaren Eni Vasili, analisti dhe gazetari i njohur nga Kosova Baton Haxhiu teksa fliste për situatën politike në Shqipëri lëshoi “bombën” e rradhës.

Haxhiu deklaroi në studion e Top Chanel se në Shqipëri do të vijë partia Vetëvendosje, ndërkohë që PD dhe LSI do të zbehen pasi djegia e mandateve të tyre sipas tij, ishte pa plan dhe pa ide.

“Djegia e mandateve ana e PD është pa plan, pa ide. Dhe partitë që veprojnë kështu ikin për lesh. Dalja jashtë politike krijon kushtet që muajt e ardhshëm te formohet një parti e re se kështu jane kushtet. Njerezit duan dicka të re. Dhe po e them që këtu do krijohet partia Vetëvendosje. Ata janë prej kohësh por tashmë do vijnë dhe kanë shumë njerëz. Me këtë një nga partitë do zbehet tjetra do zhduket’, u shpreh Baton Haxhiu.