Ish-kryeministri Sali Berisha duket se nuk i ndahet ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahir.

Së fundmi Berisha ka publikuar një tjetër denoncim nga qytetari dixhital në faqen e tij në “Facebook”.

Ish-kreu i PD-së ka zbuluar një foto ku bëhet fjalë për syzet e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është kthyer në deputetin më të përfolur këto ditët e fundit.

Qytetari që i ka dërguar mesazhin Berishës ngre pyetjen se si është e mundur që një ish-ministër pa të ardhura shtesë të posedojë syze të tilla.

Statusi i Berishës

Qytetari dixhital denoncon:
-Habilajt i blene Saje qorrit syze 5 mije euro! sb

“Pershendetje doktor. Keto syze qe posedon Saje ‘Qorri’ jane te firmes se njohur Maybach, lloji hedonist, e cila cilesohet si firma me e shtrenjte ne bote dhe ku syzet optike kapin shifra marramendese nga 5000$ e siper. Lind pyetja: A mundet nje ish minister dhe nje deputet pa asnje te ardhur shtese pervec rroges te posedoje syze te tilla ? Prokuroria te hetoj se keto syze jane dhurate e Habilajve, anonim ju lutem”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook