Pas publikimit të një artikulli nga mediat italiane, i cili fliste për lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, me drejtuesin e një bande droge në Itali, Moisi Habilaj, ka reaguar ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha.

Berisha ka postuar një video në faqen e tij në “Facebook”, ku shihet ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i ftuar në një emision televiziv, teksa flet lidhur me çështjen e “Audi-t” të famshëm, për të cilin, opozita e akuzoi se ua ka shitur kushërinjve të tij trafikantë. 

“Ja si i mbronte skafoministri i Norieges kushotrafikantet!! sb”, shkruan Berisha në mesazhin e tij të shkurtër.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook