Teksa dita e sotme ka qenë mjaft e tensionuar për shkak të situatës së krijuar nga mbledhja e Këshillit të Rregullores dhe Mandatave, ish-kryeministri Berisha vijon të komentojë zhvillimet më të fundit lidhur me çështjen “Tahiri”.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Berisha shkruan se po bëhet çdo gjë e mundur që të mbrohet Saimir Tahiri.

Berisha akuzon kreun e Qeverisë, Edi Rama se po mbron Tahirin sepse nuk do që të bëhen publike dosjet e vëllait të tij Olsi, si dhe të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa.

Statusi i plotë
Noriega urdheron deputetet mafioze te tij te mbrojne Saje qorrin dhe te hedhin poshte me vota kerkesen e prokurorise!
Te dashur miq, pas kercenimeve te banditit Saje qorri ndaj Rames, me dosjen e Xibrakes per vella Olsin, qe e kane dhe sherbimet partnere, dhe aferave te tjera te tij dhe kercenimeve te Fatmir Xhafes me dosjen e Agron Xhafes, e cila nxine koke e kembe Fatmirin, Noriega ne panik vendosi mbrojtjen me çdo çmim te Saje qorrit, ne fakt te vehtes se tij dhe vellaçko Olsit, Xhafes dhe Agronit te tij, pasi dosjet e tyre ne sherbimet partnere jane shume me te renda se sa dosja e Saje qorrit!
Deputetet e mazhorances se krimit jane urdheruar te mbrojne krimin dhe te kryejne krimin e rende antikushtetues te bllokimit te drejtesise! sb

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook