Ka mbetur i plagosur me armë zjarri një person në Bulqizë, pranë “Urës së Çerenecit”.

Shtetasi Blerim Skara ka qëlluar me armë në drejtim të Mirdash Osmanit, ndërsa fatmirësisht ky i fundit ndodhet në spital të Peshkopisë jashtë rrezikut për jetën.

Autori i plagosjes është larguar nga vendngjarja. Mësohet se plagosja me armë zjarri ka ndodhur për motive të dobëta.

Policia e Peshkopisë ndërkohë vijon punën për kapjen e autorit. Katër vite më parë, shtetasi që mbet i plagosur Mirdash Osmani u arrestua pasi dyshohej se kishte porositur 3 vrarës me pagesë për të eliminuar fizikisht një 20-vjeçar, me të cilin kishte konflikte të mëparshme.