Pas publikimit të denoncimit të pazakontë të ish-kryeministrit Sali Berisha në faqen e tij në “Facebook”, ku pretendon se një kompozitor i ka dërguar mesazh, ku i shkruan se kënga e tij është censuruar për shkak të tekstit, ka reaguar vetë këngëtari që do të interpretonte projektin muzikor në fjalë, Kastro Zizo.

Përmes një statusi në faqen e tij në “Facebook”, kantautori i njohur shqiptar shkruan se mos pranimi i këngës së tij në festivalin e RTSH nuk duhet përdorur në asnjë mënyrë politikisht.

“Pas shume mesazheve dhe telefonatave po shkruaj nja dy rreshta: Situata e mos pranimit te kenges sime ne festivalin e RTSH nuk duhet perdorur ne asnje menyre politikisht”, shkruan Kastro.

Kujtojmë që Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po censuron artistët, njësoj si në kohën e komunizmit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook