Përmes një statusi në faqen e tij në “Facebook”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar se pas pak do të publikojë fakte të reja që tregojnë se si Edi Rama e ka vënë shtetin në funksion të mbrojtjes së ish-ministrit të Mbrojtjes, Saimir Tahiri. 

Kjo deklaratë e kryedemokratit Basha, vjen menjëherë pasi Rama iu përgjigj pak më parë deklaratave të këtij të fundit në lidhje me çështjen Tahiri, duke thënë se Basha kërkon vetëm karrigen, ndërkohë që qeveria kërkon të zbulojë vëtëm të vërtetëm e të luftojë krimin.

“Pas pak të tjera fakte sesi Edi Rama ka vene shtetin ne funksion te mbrojtjes se Tahirit…”, paralajmëron Basha në “Facebook”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook