Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, për heqjen e mandatit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi Prokuroria ka kërkuar arrestimin e këtij të fundit.

Por nga kush përbehet treshja e Prokurorëve që kërkojnë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-ministrit Tahiri? 

Duke iu referuar dhe të dhënave përkatëse për secilin nga Prokurorët, të tre rezultojnë të jenë nga Tropoja dhe kanë lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Besim Hardarmataj nga Tropoja është kushëriri i dytë Sali Berishës. Ai u denoncua nga gazetari investigativ Artan Hoxha në televizion si personi që i coi fotot dhe videot Berishës nga operacioni i Babicës së Vogël, ku u kapën 4.5 tonë drogë.

Elisabeta Ymeraj nga Tropoja është pjesëtare e Grevës së Urisë të Shkelzen Berishës në vitin 1999. Gruaja e Agron Bajrit, Kushëri i dytë i Shkëlzen Berishës.

Gentian Osmani nga Tropoja, shok klase i Shkëlzen Berishës. Ka mbyllur çështjen e Gjin Gjonit në Elbasan në 2014 së bashku me Bledar Mustafarajn. Në atë kohë, Gentian Osmani ka qenë kryeprokuror rrethi ndërsa Bledar Mustafaraj prokuror i çështjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook