Së fundmi është hapur një debat i ri në lidhje me një monedhë elektronike e emërtuar “Bitcoin”.

Kjo monedhë virtuale ka rreth 7 vjet që ekzsiton, por megjithatë njerëzit kanë pikëpyetje të shumta në lidhje me të dhe e njohin pak. Nga vjen Bitcoin? Ku mund të blihet? A është e ligjshme? BSh ka deklaruar së fundmi se investimi tek kjo monedhë është e gabuar dhe nuk njihte asnjë instancë që e tregton këtë valutë.

Bitcoins janë një vlerë monetare elektronike e njohur ndryshe si “kripto-valutë”. Bitcoins janë një formë dixhitale e parasë që merr vlerë nga përllogaritje matematikore dhe kontrollohet nga miliona përdorues që krijojnë kërkesën dhe ofertën për këtë valutë në tregun virtual. Pra, në vetvete Bitcoin mund të përdoren për të marrë shërbime kompjuterike dhe blihen me dollarë.

Shkaku pse mbi këtë monedhë virtuale është hedhur shumë hije është, sepse përgjatë viteve të fundit shumë kriminelë kanë përdorur për të financuar aktivitete kriminale dhe për të marrë objekte apo shërbime të jashtëligjshme në një mënyrë të pagjurmueshme. Për instancat e kontrollit të zbatueshmërisë së ligjit e kanë shumë të vështirë të gjurmojnë këtë monedhë dhe institucionet tradicionale financiare dhe të kontrollit të transaksioneve.

Bitcoin-et nuk ekzistojnë fizikisht, pra janë monedhë krejtësisht virtuale, por kur i zotëron ato sillen si të ishin një monedhë reale, pasi kanë vlerë dhe mund të shkëmbehen si edhe mund të ruhen me shpresën për t’u shitur kur vlera e tyre të jetë rritur në treg. Bitcoinet shkëmbehen nga një xhep në një tjetër dhe kuleta në këtë rast është kompjuteri, tableta ose telefoni celular.

LEXO EDHE:  Misteret e Bitcoin, si u zhduk personi që mban 'firmën' e valutës dixhitale

Deri sot investimi tek Bitcoin ka qenë një thesar për blerësit, teksa çmimi është rritur me rreth 2000% përgjatë viteve të fundit dhe ka sjellë shumë fitime për investuesit paraprakë. Deri sot nuk ka dëshmi se kjo monedhë është e pasigurt dhe ka funksionuar në mënyrë shumë korrekte.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook