E ftuar në emisionin “Open” në Top Chanel kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi foli dhe komentoi ngjarjet e fundit të aktualitetit politik në vend.

E pyetur nga gazetarja Eni Vasili se çfarë ndodh tani me opozitën, pasi kanë dalë tashmë jashtë sistemit, (referua këtu dhe firmosjen e dokumentit për lënien e mandavete ditën e sotme) Kryemadhi u përgjigj:

“Ne jemi qytetarë të lirë, ndihemi më shumë vetvetja sepse vendimin tonë e dhanë qytetarët, e dhanë më 16 shkurt. Kemi 1 vit që themi se ka nevojë për dialog dhe përfshirjen e opozitës në institucione. Sot nuk kemi republike parlamentare por kryeministrore.

Nuk keni parë gjë akoma, situata vazhdon…Rama nuk ka parë gjë akoma. Sot ai nuk e priste vendimin e opozitës, sot ndihet i lodhur dhe i vetëm, çdo ditë do bëhet më i dobët”, u shpreh Monika Kryemadhi