Pothuajse përreth dy ditësh rrjeti social Instagram ka ndërmarrë një veprim të çuditshëm duke ulur numrin e ndjekësave për disa përdorues.

“Jemi në dijeni të një problemi që po shkakton një numër të modifikuar ndjekësish për disa llogari. Po punojmë për ta zgjidhur problemin në mënyrën më të shpejtë të mundshme”

Kjo ishte deklarata zyrtare e nstagram që shkroi në Twitter duke sqaruar situatën e krijuar me ujen e numrit të ndjekësave për disa përdorues, duke theksuar se i vetmi qëllim që çoi në marrjen e këtij vendimi ishte eleminimi i shumë llogarive false krijuar për të dërguar mesazhe spam.