Është zbuluar njëri  prej atentatorëve të sulmit terrorist në Zelandën e Re. Ai është Brenton Tarrant një australian i cili filmoi vrasjen e 49 myslimanëve në një video 17 minutëshe në Facebook.

Babai i atentatorit  ka vdekur disa vite me parë nga kanceri. Pas vdekjes së babait Tarrant ka lënë Australinë dhe ka udhëtuar në disa vende të ndryshme të botës.

Atentatori nuk njihet si ekstremistë. Në videon 17 minutëshe të masakrës e cila u publikua fillimisht në Facebook dëgjohet një këngë serbe  e krijuar në 1995 referuar “Kasapit të Ballkanit” Radovan Karaxhiç.

Megjithse asnjë provë nuk të jep iden se Brenton Tarrant nuk është terrorist , veprimet e tij tregojnë të kundërtën.

Pak minuta para krimit Brenton ka shkruar në llogarin e tij në Twitter se nuk është gjë tjetër veçse një “burrë i rregullt i bardhë”.

Ai shkroi gjithashtu se gjuha, kultura, bindjet politike, besimet filozofike dhe identiteti janë të gjithë evropiane dhe “më e rëndësishmja, gjaku im është evropian“.