Mblidhet sot Këshilli të Rregullores së Mandateve dhe Imuniteteve, pas kërkesës së Prokurorisë lidhur me heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri.

Pak minuta pasi mbledhja filloi, u ndërpre për tu zhvilluar me dyer të mbyllura pas kërkesës nga prokuroria duke pretenduar se ka materiale te reja te ardhura ne dosjen nga Italia.

Debati 

Ruçi njoftoi nisjen e mbledhjes se radhes

Avokati: Kemi perkthyer dosjen dhe nuk ka prova dhe fakte.

Prokurori: Kërkojmë të paraqesim disa prova të reja. kemi arritur të kryejmë dhe disa veprime hetimore të cilat e implikojnë deputetin Tahiri për të cilin ne kemi kërkuar autorizimin për arrestimin. Gjatë ditës së djeshme kemi administruar një pjesë tjetër të përgjigjes të letërporosisë të ardhur nga autoritetet italiane”

Alibeaj: Mesa kuptova une eshte nje kerkese e prokurorise qe ka akte te reja. Ne mbeshtetje edhe te kerkeses se bere nga Manja qe do prova, prova, sot besoj qe eshte ne dobi te procedures se veprimtarise se ketij komisini qe te operoje me marrjen e ketyre provave. Kerkojme te vijojme me administrimin e provave dhe pastaj me palen mbrojtese.

Manja: Të vijojë mbledhja me parashtrimet e avokatit të Tahirit

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook