Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e tij, ka hedhur akuza të forta ndaj komisarit Dritan Zagani.

Zagani ka fituar azil jashtë vendit, pas denoncimit të mbështetjes politike dhe policore të Habilajve.

“E kanë blerë me tokë në Orikum”, akuzoi Tahiri, “Të vërtetat e tokës në fjalë do t’i dëgjoni live”, thotë Zagani.

Dritan Zagani tha për “Fax News” se tokën për të cilën e akuzon Saimir Tahiri, ‘duke bërë shpifje ordinere’, siç e cilësoi, ia ka dhënë shteti shqiptar, asnjë parti.

“Për arsye se kjo tokë i është dhënë një oficeri në formë ligjore. Nuk ma ka dhënë as partia, as qeveria, shteti shqiptar! Ta dijë mirë Tahiri me kompani! Pra prona nuk na është dhënë në posedim se rezulton me dokumente false në emër të një personi që sot rezulton i vdekur. Kjo zyrë ka detyrimin ligjor, kur vidhet një pronë e shtetit dhe është tjetërsuar, kjo zyrë ka detyrimin të paraqitet në gjyq vetëm për një arsye: Ti ke fol kundër qeverisë!”, shpjegoi ai.

Deklarata e fortë e tij se zbardhja e së vërtetës së tij do të burgosë Saimir Tahirin, është shoqëruar edhe me konfirmimin publik se do të vijë në Shqipëri për të dëshmuar.

Intervista e plotë:

Faktet janë mbi baza ligjore të shkruara, janë dokumentet, është çështje ligjore në zhvillim e sipër. Momentalisht e ngrirë, sepse instancat e shtetit të rilindjes nuk paraqiten…

Cilët nuk paraqiten?

Zyrat e regjistrimit të pasurive…

Për arsye se kjo tokë i është dhënë një oficeri në formë ligjore. Nuk ma ka dhënë as partia, as qeveria, shteti shqiptar! Ta dijë mirë Tahiri me kompani!

Pra prona nuk na është dhënë në posedim se rezulton me dokumente false në emër të një personi që sot rezulton i vdekur.

Kjo zyrë ka detyrimin ligjor, kur vidhet një pronë e shtetit dhe është tjetërsuar, kjo zyrë ka detyrimin të paraqitet në gjyq vetëm për një arsye: Ti ke fol kundër qeverisë!

Çfarë janë këto dokumente?

Këto janë të gjitha aktet ligjore, shyqyr e tha sot tokë se me italianët e ka thënë shtëpi luksoze në Vlorë.

Dokumentet autentike të shtetit shqiptar që nga dalja, për një numër oficerësh, 30 në mos gaboj, ku pronat kalonin te këta punonjës të shtetit që rezultonin si të pastrehë.

Ka toka në Korçë, Tiranë, Tepelenën e Saimirit ka edhe në Vlorë.

Tokë e regjistruar në kënetë dhe rezulton tokë e shtetit e tjetërsuar me dokumente false që e kemi verifikuar kur kemi vajtur për ta regjistruar.

Në të kundërt çfarë bën ministri?! Sa herë kanë shpif që më kanë shpall kriminel me kohë pa vendim gjykate, dhe kryeministri. Ajo tokë nuk është në pronësi time apo kolegut.

Pse mendoni se ju përmendi?

Për lidhjet e tija, për zullumet që ka bërë. Nuk kanë dalë të gjitha, duroni!

Si e komentoni prokurorinë?

Nuk bëj dot gjykimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda! Aty ka prokurorë e prokurorë! Ta provojë Tahiri tani me provat! Se do t’i vijnë atij provat çfarë ka bërë! Si qaraman shpifës në çdo veprim që bën!

Me sa nuhas unë se jam polic i thjeshtë, mbrojtja e pashembullt që po i bëhet si një hallkë e këtij zinxhiri të këtij krimi, se nuk është krimi, është hallkë e këtij zinxhiri, mbrojtja që i bëhet është se janë të sigurtë që provat janë prova!

Unë jam i majtë vetë! Ata nuk janë të majtë! Ata janë mafie që kanë pushtuar shtetin!

A mund të quhen prova bisedat?!

Normale, mua më kanë quajtur kriminelë me bisedë me një koleg. Më fal zonjë ju e kuptoni ju sot që nuk mund të thotë njeri që Habilajt nuk janë trafikantë!

Sot nuk e pranon që nuk janë trafikantë?!

Janë të provuara që ai kishte lidhje shpirtërore me Moisi Habilaj, me mallin…të mos shpërthej edhe unë tani!

Unë kam mbi 3 vjet që nuk jam pjesë e punës. Luftoj me sa mundem dhe si mundem për të zbardhur të vërtetën time! Dhe të jeni të sigurtë që zbardhja e së vërtetës sime çon në burg Saimir Tahirin dhe kompaninë e tij!

A do pranoni nëse ju thërrasin të dëshmoni?!

Biles nuk kanë nevojë të më ofrojnë as biletën, do e ble dhe do vij vetë!”

Gjatë ditës së djeshme pikë kthese shënoi përmendja e komisar Zaganit nga prokurori Besim Hajdarmataj se nëse informacionet e tij do konvergonin me çështjen e Tahirit, ish-drejtuesi i Policisë do ftohej për bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook