Është bërë virale kudo në internet një video e një shtetasi grek i cili deklaron se është shqiptar autokton.

Videoja ka ngjallur jo pak reagime në publik, pasi sikur të mos mjaftonte deklarata që ai bën, burri mban veshur bluzën me hartën e shqipërisë, ku shkruhet data e shpalljes së pavarësisë, dhe anash flamurit janë të stampuar fotot e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit.

Në videon e postuar greku i cili duket se jeton në Shqipëri, deklaron se nuk do të kthehet më në Greqi, dhe se i jep fund e të quajturit të vetes “grek”, si dhe skenareve të dyshimta i të qënit i tillë.

Nuk dua të kthehem më kurrë në Greqi. Nuk i lejoj asnjeriu që të thotë që unë jam grek.

Se çfarë jam sot me ngjarjet aktuale?

Shqiptar vendali, i përkas kumunitetit shqiptar, shtetësisë shqiptare dhe shtetit shqiptar edhe BE-së, asgjëje tjetër.

I jap fund të quajturit grek, dhe skenareve të dyshimta të të qenurit i tillë.

Kush tani flet për greket të shkojë në psikiatri. Jam autokton”, dëgjohet të thotb shtetasi grek në videon e postuar.