Pas deklaratave të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit në konferencën për shtyp ku paraqiti një dokument ku thuhej se ai nuk ishte hetuar kurrë nga drejtësia italiane, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Me anë të një statusi në Facebook, Paloka shprehet se letra të tilla morën ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi dhe një pjesë e të inkriminuarëve, madje edhe kur kishin qenë të dënuar.

Statusi i plotë i Palokës

Nga keto letrat qe po tund Tahiri, moren dhe Roshi i Kavajes dhe nje pjese e te inkriminuarve te tjere te Rames, madje edhe kur kishin qene te denuar e jo thjesht te hetuar…

Ky, Tahir Habilaj , duhet te pyesi Ramen ( se keshtu sqarohet dhe publiku);

Pse e largoi nga minister?

Pse me gjithe se ishte “ministri me i suksesshem “ dhe me gjithe “suksesin” ne zgjedhje , nuk e vuri me ne listen e ministrave?

Pse e perjashtoi nga grupi parlamentar ?

Rama di ndonje gje me shume apo nuk di asgje per kete ceshtje?

Shume shpejt shqiptaret do marrin me shume se keto pergjigje pavarsisht ka apo jo vullnet Rama ta bej nje gje te tille.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook