Një tjetër denoncim ka ardhur në faqen e facebook-ut të ish-kryeministrit Sali Berisha, ku një qytetar ka denoncuar sipas tij mashtrimin që Edi Rama ka bërë me pajisjet spitalore të Spitalit në qytetin e Kvajës.

Qytetari që ka dërguar mesazhin denoncues shpjegon se punon prej disa vitesh në Urgjencën e Spitalit të Kavajës, dhe atje e kanë të ndaluar të përdorin instrumentat mjekësore, si dhe akuzon drejtuesit e Urgjencës që sipas tij nuk kanë fare lidhje me spitalin, se po mashtrojnë nëpërmjet korrupsionit të pastër.

“Denoncohet mashtrimi i Rames dhe gjendja e mjeruar me paisje e sherbimit spitalor Kavaje!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

dr berisha te pershndes. punoj prej ca vitesh ne Urgjencen e spitalit kavaje qe e kemi prej jush. pash ate fyllin e gjate ne Korçe qe u krenua per PPP e instrumentave mjeksore. nuk e di kujt ti besoj atij apo drejtorisë tone qe kan dy muaj qe na kan ndaluar perdorimin e ketyre seteve se paskan kosto te lartë. ne punojmë me te vjetrat kurse te rejat sa i shofim. po ti perdorim na i mbajne leket tek rroga. nuk di ca behet te spitalet e tjera po ne kavaj na e ka ndalu drejtor perparim Daiu, ish-futbollist qe vetem me spitalin nuk ka lidhje. ne krah i rri kontrabandisti ilaceve, arrestuar nga policia, nëndrejtor Agron Beu qe ka disa tituj si nëndrejtor teknik,neonat,imazherist,ekografist, farmacist dhe veteriner. keto na “drejtojn” dhe kto vjedhin ndihmat qe erdhen kete jave. qytetaret duan sherbim dhe veglat e pershtatshme sguxojm ti prekim. korrupsjon i paster. denoncoje doktor se kushedi leviz ndoj gje. te lutem ..