Dy prindër nga komunitetit kanë denoncuar se u kanë rrëmbyer vajzën e tyre 16-vjeçare.

Sipas tyre, të bijën ua ka marrë burri i motrës, ndërkohë që ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Levan të Fierit.

Prindërit e saj janë paraqitur përballë gjykatës pasi kanë bërë denocime në policinë e Gjirokatrës dhe të Fierit.

Ata janë shprehur në media se problemi i tyre nuk është zgjidhur as në Gjirokastër e as në Fier, ndërsa frikësohen se vajza e tyre është trafikuar drejt Italisë.

“Mos e mori për vete ai mo, ai ka 2 gra. Erdhi, hëngri dhe në fund na mori gocën me pahir. Mos e kanë çuar në Itali. Jemi ankuar dhe nuk bënë gjë, as këtu e as në Fier”, thonë prindërit e vajzës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook