Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar në faqen e tij një foto të dërguar nga një qytetar ku shihet një gomone, e cila sipas tij i përket ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Qytetari thekson se mjeti i lundrimit është hequr nga porti gjatë ditës së sotme, por pa përmendur se për cilën zonë bëhet fjalë.

“Pa koment: “Zoti Kryetar, kjo gomone qe eshte hequr sot nga porti ka qene e Tahirit”, shkruhet në mesazhin e Bashës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook