Përmes një statusi në faqen e tij në “Facebook”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të blejë kohë për të shpëtuar ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Teksa ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili ka preferuar të mos japë detaje për identitetin apo profesionin e tij, në të shkruhet se drejtori i IT, Ernest Dimashi po pastron laptopin dhe celularin e ish-ministrit të Brendshëm.

Statusi i Bashës
Ja si Edi Rama blen kohë për ushtarin e tij ndërkohë që shkatërrojnë provat e krimit: 
“Zoti Basha prej 3 netesh ne darke te shpia e Tahirit jane mbledh shume njerez qe kane hyre e kane dale. Shume prej tyre tipa te forte e te vesh ne te zeza! Shpia po pastrohet e po krefet me thase! Ernest Dimashi Drejtori i IT po pastron laptopin dhe celularet e Sajmirit”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook