Sot në Kuvendin e Shqipërisë u betuan 4 deputetë të rinj të cilët pranuan mandatet pas lënies së tyre nga 4 ish-deputetët e LSI-së.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i cili përmes një postimi në facebook shkruan se katër emrat e rinj që pranuan mandatin e deputetit sipas tij “kanë pranuar të bëhen lule artificiale e varrezë-parlamentit” siç e quan ai.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit  

Që të bëjmë dallimin:

Ata që i futën në lista këto emra që pranojnë të bëjnë lulet artificiale të këtij varrezë-parlamenti, kanë përgjegjësi të rêndë politike para partive dhe votuesve të tyre!

Pra e thënë më troç: Ilir Meta e Lulzim Basha janë përgjegjës para partive të tyre!

Ndërsa blerja që po ju bën pushteti për të krijuar demokraci fallco e bën këtë të fundit, pra pushtetin, përgjegjës para Shqipërisë dhe historisë së saj!

Që do të thotë: Edi Rama është përgjegjës para Shqipërisë!

Dallimi është i madh, për të gjithë ata që kanë të parë Shqipërinë dhe jo Partinë!

Nga ana tjetër, të gjithë bashkë i janë borxhli demokracisë, pa asnjë dyshim!