Nga aksidenti i ndodhur pak minuta më parë në aksin Maqellarë-Peshkopi ku një makinë përplasi një motorçikletë, nga i cili gjeti vdekjen e menjëhershme drejtuesi i këtij të fundit, mësohet se ka ndërruar jetë edhe bashkëshortja e 34-vjeçarit e cila u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Çifti i bashkëshortëve po udhëtonin me një motorçikletë teksa një automjet i ka përplasur duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 34-vjeçarit dhe plagosur rëndë gruan e tij.

Ajo është dërguar në spital por fatkeqësisht nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve të marra.

Nërkohë Policia ka nisur hetimet për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit tragjik.