Rreth orës 18:50 shtetasi Caush Ballabani 35-vjeç teksa po kthehej me biçikletë nga puna ka pësuar një fund tragjik, pasi një automjet e ka përplasur duke e lënë të vdekur në vend.

Nga njoftimi paraprak i policisë në lidhje me ngjarjen tragjike mësohet autori nuk ka ndaluar në vendin e ngjarjes por është larguar menjëherë nga aty.

 Njoftimi i plotë i policisë Kavajë

Rreth orës 18:50, në qendër të qytetit të Kavajës, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin S. B., rreth 35 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij.