Në moshën 44-vjeçare dhe me një karrierë të jashtëzakonshme në Hollivud, Leonardo DiCaprio duket se kërkon të qëndrojë larg vëmendjes dhe famës së madhe që ka në mbarë botën.

Pas disa lidhjeve me modele të ndryshme, DiCaprio është prej kohësh në një lidhje dashurie me brunen 21-vjeçare, Camila Morrone. Daljet e tyre në publik kanë qenë mjaft të rralla, por edhe kur e kanë bërë një gjë të tillë, aktori mundohet që të mos bien shumë në sy.

Thuajse e njëjta gjë ka ndodhur edhe së fundmi në “Coachella”. Leo dhe Camila nuk mund të mungonin në festivalin e famshëm muzikor, por kanë qëndruar në një profil të ulët, duke mos dashur të qëndrojnë në privatësinë e tyre.

Sigurisht, që pavarsisht përpjekjeve të tyre, ata nuk i shpëtuan syve të paparacëve, dhe siç dëshmon dhe fotografia duken mjaft të lumtur pranë njëri tjetrit.