Për shkak të motit të keq në Tiranë, festa e Ditës së Verës është shtyrë për të dielën. Ndërsa Elbasani ka nisur festimet që prej mbrëmjes së djeshme.

Elbasani u kthye sot në kryeqendrën e festimeve.

Në Sheshin e qytetit është zhvilluar edhe një koncert me këngëtarët më të mirë të këngës popullore si Ylli Baka, Eranda Libohova etj.

Në Elbasan kanë mbërritur edhe kryeministri Edi Rama si dhe kreu i PD Lulzim Basha. Rama dhe Basha kanë qenë në Elbasan. Festime janë bërë edhe në Peqin e në qyteza përreth Elbasanit.