TIRANE

Presidenti Ilir Meta ka uruar përmes një postimi në facebook, Ditën Ndërkombëtare të Familjes.

“Një familje e lumtur, solide, në mirëqënie dhe paqe brenda saj, ka vlera të jashtëzakonshme për zhvillimin e begatinë e shoqërisë, atdheut e kombit tonë. E mbështes fuqimisht forcimin e rolit dhe vlerave të familjes, si dhe do vijoj të promovoj mbajtjen shëndoshë të saj.” Shkruan Meta ndërsa thekson se vendi ka nevojë për më shumë familje të reja e të qëndrueshme.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2267451016634492/?type=3

“Vendi ka nevojë për më shumë familje të reja e të qëndrueshme, për më shumë fëmijë dhe kushte më të mira për mirërritjen dhe edukimin e tyre, për politika më konkrete sociale dhe ekonomike në këto drejtime. Falënderoj udhëheqësit e besimeve tona fetare për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të forcuar vlerat e familjes. Zoti i bekoftë familjet tuaja!”-përfundon Meta postimin e tij.