U bënë 29 vjet që partitë e analistët debatojnë kush është mitingu më i madh që nga koha e Bejkerit, sekretarit amerikan të SHBA, e deri te mitingu i së shtunës së 11 majit. Por një gjë është e qartë se mitingu me heroik dhe civil ndodhi dje për 3 orë me radhë në një shi litar që binte papushim ku u testua shpirti i protestës dhe revoltës kundër kryeministrit Rama. Në vetëm 24 orë, pas 11 majit, thirrjes së opozitës iu përgjigjen në mënyrë të pabesueshme kaq shumë qytetarë, edhe pse shumë prej tyre ishin raskapitur një ditë më parë për 6 orë mes gazit helmues  dhe dhunës.

Kjo pjesëmarrje madhështore e mënjëhershme brenda 24 orëve dhe kundër një shiu që dukej sikur e kishte porosit qeveria në vend të gazit lotsjellës, dëshmoi besimin qytetar të kauza e opozitës dhe vendosmerinë e hekurt për të mos lejuar në 30 qershor vendosjen e një regjimi monist ku bashkitë zëvëndësohen me komitetet ekzekutive dhe parlamentet vendore me keshillat popullore si në kohën e diktatorit komunist Enver Hoxha.

Rritja e pjesëmarrjes në këto protesta, edhe pas futjes në kuvend të Kujtim Gjuzit, i vetshpallur si me proatlantiku për shkak të emrit të orës që mban (!) është një kembanë paralajmërimi edhe për disa diplomatë që të mos bëhen qesharak duke sajuar “opozita të reja”.

Manifestimi i djeshëm, gati biblik, tregoi se zemra e protetës është në kryeqytet. Dhe e fundit, dje u pa sa shumë gra dhe vajza të reja rrinin mes shiut litar vetëm për të protestuar kundër kryeministrit Rama.

Dje u pa se Edi Rama nuk e ka të gjatë. Tashmë ai po ikën dhe po mundohet të gjejë shtigje largimi, pavarësisht se deklaron se nuk jep dorëheqjen.