Kur pronari i Ipad-it, Evan Osnos një gazetar nga Washington Dc,  mori tabletin e tij, pa një njoftim të pabesueshëm që i tregonte se e kishte celularin të bllokuar për 25,536,442 minuta, që më e thjeshtëzuar i bie pak a shumë 49 vite.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme më 7 prill ku amerikani postoi një foto në Twitter ku tregohej se për sa minuta celulari do të ishte i padisponueshëm.

Gazetari Evan, në dëshpërim, i kërkoi 85 mijë ndjekësve të tij të Twitter këshilla për ta zhbllokuar paisjen.

Ishte djali i tij 3 vjeçar që e kishte provuar paswordin shumë herë derisa e ka bllokuar për gjysme shekulli.