Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Twitter” ka reaguar në lidhje me postimin e Ramës për takimin e zhvilluar nga partitë opozitare.

Manjani ka paralajmëruar rrëzimin e Ramës me turp, duke e cilësuar këtë të fundit si shefin e drogës dhe krimit.

Manjani shkruan se ‘Fronti’ ka për ta rrëzuar me turp Ramën nëse ai nuk ikën vetë me nder.

“Asgjë e re nga Fronti”- thotë shefi i drogës dhe i krimit! Le të recitojë, ky Front do ta rrëzojë me turp, nëse nuk ikën vetë me nder!” shkruan Manjani.

Ndërkohë që ditën e djeshme Manjani tha se nuk duhet akuzuar Saimiri por vetë Rama duke qenë se kanabizimi i vendit ishte një projekt i tij.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook