Mbrëmjen e djeshme shqiptarja me famë botërore Dua Lipa ka rrëmbyer çmimin e parë të Grammy Awards, duke përfaqësuar Sqhipërinë denjësisht, dhe duke i bërë kështu shqiptarët krenarë.

I tillë është ndjerë dhe ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, i cili nuk ngurron herë pas here të promovojë shqiptarët e rinj e të talentuar nëpër botë.

Berisha e ka quajtur super-yll Botëror Duan, duke i shprehur gjithashtu urimet e tij të përzemërta.

Statusi i plotë i Sali Berishës

Nje urim per superyllin boteror Te Pop-it, Dua Lipa!

Miq, superylli boteror i Pop-it, çika e Kosoves, Dua Lipa ngjitet ne zenitin e suksesit.

Ajo mbreme fitoi çmimin Grammy, shpallet “Artistja e re me e Mire Vitit”! Por nata e ceremonise vjetore te Çmimeve Grammy ishte e magjishme per Duan, ajo fitoi dhe çmimin “Best Dance Recording”.

Urimet me te perzemerta per Duan! sb