Dy ditë më parë bëri bujë të madhe deklarata e aktorit të “Portokallisë” Rezart Veleshnja, i cili akuzonte të dashurën e tij për tradhti.

Nëpërmjet “Instastory”-t ai publikoi disa mesazhe që dëshmonin tradhtinë e partneres së tij me katër meshkuj të tjerë. Këto mesazhe përmbanin fyerje dhe ofendime kundrejt të dashurës.

Rezarti u shpreh se ai nuk ka ditur asgjë, pasi ishte në një udhëtim për 13 orë në Washington.

“Nuk e di kush ma ka bërë këtë punë, më kanë bërë disa foto, më kanë bërë këtë lojën, por do ta gjejmë dhe kësaj radhe do të shkojmë në prokurori. Dua të falenderoj menaxherin që bëri të mundur rimarrjen e faqes time të Instagramit. Mua ma kanë hakuar faqen, nuk e di pse i kanë bërë këto pislliqe.  Nuk bëhet më kështu, nuk e kuptoj interesin e këtyre njerëzve. Tani po i shoh mirë disa gjëra dhe turp i madh është. Me ça merren njerëz për të marrë disa like apo për të tërhequr vëmendje, nuk arrij ta kuptoj”, është shprehur ai.

Ndërkohë sot, aktori ka publikuar një tjetër foto që dëshmon marrëdhënien e tij me partneren. Në një screenshot të telefonit të tij shohim në cover foton e partneres dhe disa mesazhe dërguar nga “dashuria”.