Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur në qytetin e Kavajës mbrëmjen e sotme ku një këmbësor ka gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes nga një automjet.

Mësohet se një automjet ka përplasur shtetasin Caush Ballabani 35-vjeç i cili po kthehej nga puna me biçikletë kur e ka përplasur për vdekje automjeti.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur pranë Prokurorisë, dhe se pasi ka përplasur viktimën drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Ndërkaq, mësohet se forca të shumta policie kanë shkuar në vendin ngjarjes të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e autorit.