Një shtetas polak mësohet të jetë arrestuar nga policia kufitare në Kakavijë,  pasi rezulton person i kërkuar për një vrasje të ndodhur në kryeqytetin helen, Athinë.

Teksa po tentonte të kalonte nga Shqipëria drejt Greqisë me pasaportë false, polaku është arrestuar në flagrancë nga policia e kontrollit kufitar.

 

Nga të dhënat paraprake mësohet se i arrestuari është “vrasës me pagesë” i shpallur në kërkim ndërkombëar.

Ndërkohë policia e Shtetit ka nisur procedurat e nevojshme hetimore për zbardhjen e veprimtarisë së shtetasit polak të arrestuar.