Në katin e katërt të një apartamenti, në lagjen nr.1 në qyetim bregdetar të Durrësit është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Pasi kanë mbërritur në vendngjarje shërbimet e zjarrfikëse kanë arritur që të neutralizojnë flakët për mospërhapjen më shumë të tyre.

Ndërsa ende nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetohet për detaje të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Më datë 11.02.2019, rreth orës 08:45, në lagjen Nr 1 Durrës , ka renë zjarr në katin e katërt të një pallati, në banesën e shtetases F.C., 80 vjeçe, e cila ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve”.