Bordi Mjekësor i Kalifornisë vendosi të anulojë licencën e mjekut William Eidelman, pasi i dha një djali 4 vjeçar biskota me kanabis.

Me arsytetimin se doza të vogla marijuane do të ndihmonin në kontrollimin e zemërimit tek fëmija, tashmë Eidelman nuk do të mund t’ia hedhë dot paq pasi do përballet me humbjen e licensës së punës.

Pasi vuri re sjellje ë keqe në shkollë dhe në përditshmëri, babai i 4-vjeçarit u konsultua me doktorin në shtator të vitit 2012, nga ku ky i fundit rekomandoi sasi të vogla droge. Mjeku diagnostikoi djalin me çrregullim bipolar dhe çrregullim të vëmendjes (ADD).

Ajo që e zbuloi këtë “krim” ishte infermierja e shkollës teksa po i jepte  fëmijës biskotat me kanabis gjatë kohës së ushqimit të drekës.

Eidelman ka apeluar kundër vendimit, të bërë më 4 janar, dhe thotë se do të vazhdojë të praktikojë profesionin.

Përdorimi i kanabisit medicinal ka qenë ligjor në Kaliforni që nga viti 1996 dhe Eidelman vlerëson se i ka rekomanduar ilaçin mijëra pacientëve.