Si shkak i ndotjes së ajrit peisazhet piktoreske të Siberisë janë “pushtuar” nga dëbora e zezë.

Ekspertët mjedisorë tregojnë se për sytë e njerëzve kjo dukuri e pazakontë mund të duket e bukur por, kjo gjë është as më pak dhe as më shumë një tregues i një industrie të minierave të qymyrit që ka shumë pak rregullsi.

Një sasi e caktuar e pluhurit të qymyrit është vazhdimisht e pranishme në ajër, dhe kur bie borë, pluhuri i zi bëhet i dukshëm.

“Është më e vështirë për të gjetur dëborë të bardhë sesa dëborë të zezë gjatë dimrit. Ka shumë pluhur qymyri në ajër gjatë gjithë kohës. Kur bora bie, ajo vetëm bëhet më e dukshme. Fakti që pluhuri nuk mund të shihet gjatë pjesës tjetër të vitit nuk do të thotë se nuk ekziston”, thotë  thotë Vladimir Slivyak, një anëtar i grupit mjedisor Ecodefense.

Aktivistët pohojnë se ndotja prej metaleve të sipërpërmendura ndikon në shëndetin dhe mirqënien e 2.6 milionë banorëve. Sipas tyre, jetëgjatësia e vendasve është tre-katër vjet më e ulët në krahasim me mesataren kombëtare, ndërsa nivelet e kancerit, meningjitit dhe paralizës cerebrale të fëmijëve janë gjithashtu më të larta.