Darij Krajcic i ndjerë i fyer pasi u trajtua si “i padukshëm” nga personeli i një fast-foodi vendosi të “vidhte” sanduiçin që aq shumë po i hahej.

Ajo çka e bën të pazakontë këtë histori është fakti se Krajcic është deputet në parlamentin slloven, dhe menjëherë pasi i tregoi kolegëve dhe shokëve të tij ngjarjen e ndodhur vendosi që të jepte dorëheqjen nga posti i deputetit.

Sipas mediave vendase pavarësisht veprimit të kryer Krajcic kërkoi falje, duke e quajtur aktin si “eksperiment social” pasi doli nga fast-foodi pa paguar për sanduiçin që “bleu”.

“Dola dhe askush nuk erdhi pas meje, askush nuk ma bëri të ditur”, deklaroi deputeti 54-vjeçar  duke shtuar se kjo ishte hera e parë që bëri një gjë të tillë, dhe se ishte penduar, prandaj dhe kërkonte falje.