Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Tiranë ku një shtetas me emrin Agim Hito, 56 vjeç, baba i tre fëmijëve, nga Vora.me profesion roje, është gjetur i vetëvarur në ambientet e punës.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e brendshme të një kompanie të përpunimit të drurit ku viktima punonte roje natën.

Në informacionet paraprake të policisë lidhur me ngjarjen mësohet se:

Rreth orës 08:10, në Vorë në ambientin e një firme është vetëvarur një 56-vjeçar (me detyrë roje).

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.