Një 26-vjeçari, i cili ka lindur me dwarfism, i ka sfiduar të gjithë ata që e tallnin për shtatlartësinë e tij duke iu përkushtuar palestrës.

Ai tashmë do të bëhet bodybuilder dhe po sfidon sërish edhe ata që mendojnë se ai është shumë i vogël për t’u futur në një kompeticion.

Lee Liston nga Utah, SHBA e ka nisur stërvitjen në palestër para 12 muajve. Dhe, tashmë që e ka kuptuar që në palestër njerëzit i shohin më shumë muskujt sesa gjatësinë, atij i është shtuar më shumë dëshira për t’u ushtruar.

Në prill, Lee shpreson që të marrë për herë të parë pjesë në një kompeticion për bodybuilding.

“Kudo jashtë palestrës më shohin si një person të vogël, por kur jam këtu, më respektojnë për shkak të muskujve, këtu më shohin si të barabartë”, shpjegon ai.