Është duke u mbajtur në ambientet e Federatës Shqiptare te Furbollit konferenca për shtyp për prezantimin e trajnerit të ri të Kombëtares.

Reja ka firmosur deri në fund të kualifikueseve të Euro 2020 dhe nëse do të arrihet objektivi atëherë mund të flitet edhe për rinovimin e marrëveshjes ashtu siç e konfirmoi edhe vetë trajneri 73-vjeçarin.

Presidenti Armand Duka nga ana e tij i uroi fat Edy Rejas në këtë eksperiencë të parë në krye të një ekipi kombëtar, ndërsa italiani gjithashtu falenderoi presidentin për mundësinë që i dha.

“Do të doja t’i uroja mirëseardhjen Rejas në krye të kombëtares. Duhet të kemi performancë më të mirë dhe pse jo pjesëmarrje në Europian.”, tha Duka.

Edi Reja që do të zëvendësojë Christian Panuccin e larguar.