Viktima, Marjo Majollari

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën pak minuta më parë, ku u ekzekutua një i ri në zonën e Kinostudios.

Viktimë e atentatit mbeti 28-vjeçari Marjo Majollari. 

Sipas policisë, pista kryesore e vrasjes mbetet hakmarrja.

Kjo pasi babai i tij, Avni Majallari është dënuar me “Burgim të përjetshëm”, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim. Në vitin 2000 ka vrarë pas një konflikti me armë zjarri shtetasit Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzi, në segmentin rrugor Tiranë–Dajt.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, janë shoqëruar disa persona në rajonin e policisë.

Informacion paraprak
Rreth ores 20.25 ne nje rrugice qe lidhet me rrugen “Aleksander Moisiu” eshte vrare me arme zjarri, dyshohet pistolete, shtetasi M.M, 28 vjeç.

Grupi hetimor ka mberritur brenda pak minutash ne vendngjarje dhe po sekuestron e grumbullon çdo prove per te identifikuar dhe perballur me drejtesine autoret e krimit.

Forca te shumta policie kane ngritur pika kontrolli ne zone, si dhe ne te gjitha rruget lidhese me vendin e ngjarjes.

Per hetimin e saj eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor me specialiste te Drejtorise Vendore te Policise Tirane.

Policia ka shoqeruar e po vijon shoqerimin e disa shtetasve qe mund te ndihmojne me deshmite e tyre per zbardhjen e rrethanave te vrasjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  "Çmendet" moti, një rrebesh shiu përmbyt Tiranën (Foto)