Policia e Ravenës në Itali ka kapur një nga sasitë më të mëdha të drogës të sekuestruar ndonjëherë.

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane për trafikim të 2.2 ton lënde narkotike, cannabis sativa.

Shqiptarët e arrestuar janë; Bledar Danaj 21 vjeç, Erald Alidervishi 26 vjeç dhe Alfred Kamberaj 48 vjeç.

Dyshohet nga policia se kjo sasi e madhe droge është transportuar me anije ose peshkarexhë, pasi me mjete të tjera lundrimi si gomone ose motorskafë është e vështirë të transportohet.

Ky lum droge drejt Italisë vërshon edhe pse në Shqipëri sivjet ka patur një angazhim të madh nga ana e strukturave shtetërore për të luftuar mbjelljen dhe trafikimin e kanabisit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook