Shtatë zyrtarë të Hipotekës së Kavajës janë shoqëruar për në rajonin e Policisë, pasi kanë abuzuar me detyrën.

Mësohet se duke përfituar ryshfete që kanë marrë nga personat e interesuar, ata kanë tjetërsuar prona publike.

Burime zyrtare nga Policia e Kavajës bëjnë me dije se janë shoqëruar në komisariat shtetasit: Ilir Kaja,  Dritan Kazazi, Andi Gjeci, Dashamir Cullhai, Nezir Lecini, Behxhed Pjeci dhe Aida Kollçaku.

Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Policia, ndërkohë që personat e shoqëruar janë regjistrues pronash dhe hartograf.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook