Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Argjentinë, ku gjatë ndeshjes së futbollit mes Central Cordoba dhe Sportivo Las Parejas ka ndodhur një episod që ka shkaktuar të qeshura pa fund në rrjet.

Shpesh herë kemi parë tifozë që hyjnë në fushë që të ndërpresin ndeshjen, por kësaj here protagonist është bërë një qen, i cili jo vetëm ka hyrë në fushë, por dhe ka rrëzuar një prej futbollistëve.

Episodi i pazakontë është shoqëruar me të qeshura pa fund, por qeni ia arriti “qëllimit” ta ndërpriste ndeshjen për disa minuta.

Ndeshja u ndërpre për disa çaste, deri sa qeni u largua nga fusha nga personeli i sigurisë në stadium.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook