Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar foton e një burri që shet banane, i cili mban një karton në dorë, ku ka shkruar një pyetje për të gjithë.

Basha shkruan se personi në foto quhet Rustem, dhe shet banane, por të cilin e kanë gjobitur 7 herë dhe 3 herë i kanë sekuestruar arkën.

“Rrustemi, i cili ushqen familjen ndershmërisht duke shitur banane e të cilit i kanë vendosur 7 gjoba e sekuestruar 3 herë arkën me banane, ka një pyetje për të gjithë”, shkruan Basha.

Ndërsa në kartonin që Rustemi mban në duar shkruhet: “Pra, Kur ligjin e shkelim ne, quhet Krim! Kur e shkel qeveria, quhet Politikë?”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook