Mediat e huaja raportojnë për një katastrofë njerëzore e cila “pushtuar” malin më më të lartë në botë, Everest.

Sipas mediave vendase autoritetet kineze do të ndalojnë tanimë ekspeditat e alpinistëve ose turistëve të thjeshtë në anën tibetiane të malit, pasi gjendja nga hedhja e mbeturinave pa kriter ka filluar të agravohet.

Teksa ana tibetiane e malit me lartësi 5,200 metra do të lejohet të vizitohet vetëm për ata që kanë marrë një leje ngjitjeje, vizitorëve të tjerë do t’u duhet të ndalen në manastirin Rongbuk, duke bërë kështu që dhënia e lejeve për të vizituar Everestin të jetë e limituar, rreth 300 të tilla ë vit.

Duke qenë se pjesa veriore e malit mund të arrihet edhe me makinë, vitet e fundit numri i vizitore ka kapur shifra rekord, ku në 2015-ën  numri i vizitorëve ishte rritur deri në 40 mijë.

Por ky nuk është reagimi i parë i regjistruar nga ana e autoriteteve kineze. Fillimisht vizitorëve iu prezantua detyrimi për të transportuar vet mbeturinat e tyre dhe më tej u propozua një shumë parash për çdo kilogram mbeturine që mblidhej në mal. E megjithatë, deri më tani asnjë nga këto masa të ndërmarra nuk ka rezultuar efikase.

Ndërkohë, një ekip i veçantë prej 200 personash mësohet se janë caktuar për t’u angazhuar në pastrimin e pjesës ku janë mbeturinat, si dhe do kujdesen edhe për rrimarrjen e tupave të pajetë të alpinistëve, që kanë ndërruar jetë në aventurën vdekjeprurëse për të sfiduar natyrën.